“Pse kështu?!”, babai therrë me thikë vajzën e tij!

Ngjarjet e rënda nuk kanë të ndalur në Shqipëri, në mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës, babai ka goditur me thikë vajzën me të cilën sipas dëshmitarëve ka pasur vetëm komunikim të shkurtër.

Ngjarjen e ka raportuar “Top Channel”, duke treguar adresën dhe qytetin se ku ndodhi ngjarja, sipas mediumit në fjalë ngjarja ka ndodhur në “Lagjen 12-të” të qytetit bregdetar.

Pas veprimit të babait vajza e plagosur është dërguar në spital, teksa nuk dihet gjendja e saj.

Kjo ngjarje ka tronditur durrsakët të cilët kanë shfaqur shqetësimet e tyre për këso veprime që po i ndërmarrin prindërit ndaj fëmijëve.

Back to top button