Albert Shabani, iu mori para mërgimtarëve duke i gënjyer, më pas kërkon ta mbyllin gojën ata!
Militanti i vetëshpallur e puthadorëshi i Albin Kurtit, Albert Shabani, bëhet lëmoshë kërkues tek mërgimtarët dhe, iu kërkon që, “mos e vajtoni më këtë muhabet”.
Populli shqiptar i Kosovës, njihet në botë për humanizmin që e ka në shpirt, këtu nuk është problemi që i kanë ndihmuar Shabanit, por, e tmerrshme është kur ajo kërkohet as të publikohet kur vërehet se është keqpërdorur.
Shabani, me anë të një shkrimi në adresën personale në rrjetin social Facebook, iu është falënderuar mërgimtarëve, ndër të tjerash ai po kërkon që kjo të heshtet.
Madje nuk pranon se ka kërkuar para në emër të gruas së tij të sëmurë, e më pas ka dalur krejt diçka tjetër, ai në këtë shkrim tenton përsëri të manipulojë duke thënë se ato i ka kërkuar bashkë me artistin Arian Agushi, për familjet në nevojë.
Ky militant i deri djeshëm i Vetëvendosjes, nuk e ka lënë me kaq, para ca ditësh mashtroi duke thënë se po e lëshon Kosovën, për të ikur në mërgim.
Statusi u plotë nga Albert Shabani:
Pasi iu publikuan bisedat duke kërkuar para dhe u akuzua për mashtrim, Albert Shabani “jep dorëheqje” nga aktivitetet politike – u kërkon falje qytetarëve dhe partive që i sulmonte.Duke e parë mentalitetin e një pjese të shoqërisë sonë, si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë, nga sonte përshëndetem me aktivitetet politike.Gjërat kanë shkuar aq larg, saqë edhe media e portale po i kontaktojnë njerëzit, duke u treguar se si më kanë ndihmuar mua në forma humanitare.Historikisht, dora e ka kërkuar ndihmën e dorës tjetër, dhe falë humanizmit e solidaritetit, ne si shqiptarë kemi rezistuar çdo vështirësie.Unë jam shumë krenar që, falë thirrjeve të mia dhe në bashkëpunim me të nderuarin hoxhë Elvis Naqi dhe këngëtarin e njohur Arian Agushi, kemi strehuar fëmijë jetimë. Po ashtu, falë thirrjeve të mia për humanizëm, shumë familje kanë ndjerë dorën e bamirësisë.A duhet tani t’i thërras unë mediat e portalet për t’ua treguar këtë?Një fjalë e popullit thotë:“Shtrije dorën për ndihmë vëllaut e motrës për hir të Zotit, e jo pastaj t’ia përmendësh.”Kush ishte Alberti, e ka parë e gjithë Kosova – dhe jo vetëm. Pikërisht duke qenë i zhurmshëm dhe aktiv gjatë gjithë kohës, kam qenë cak i mediave e portaleve dhe i ekspozuar vazhdimisht, madje shpesh pa i dëgjuar as këshillat e familjes, sepse kam besuar në kauzë, mirëkuptim dhe bashkëpunim.Shumë faleminderit secilit që më ka dhënë qoftë edhe 1 euro. Nëse nuk mjafton falënderimi dhe përulja, atëherë po e shoh që po e vajtoni këtë temë pa nevojë.Nuk jemi as ju as unë të parët, e as të fundit që kemi ndihmuar dikë. Ka pasur njerëz që kanë ndihmuar edhe shumë më tepër, por e kanë bërë me zemër e shpirt dhe kurrë nuk janë mburrur.Fansave të të gjitha partive politike u kërkoj falje për çdo herë që ju kam sjellë hidhërim. Po ashtu, partive dhe liderëve politikë u kërkoj falje, sepse po bindem se ndoshta ajo qasje e imja nuk paska vlejtur.Uroj që si qytetarë dhe si popull, një herë e përgjithmonë ta kuptojmë se përçarja dhe hasmëria nuk na bëjnë nder. Përkundrazi, ato i shkojnë për shtati armiqve të shtetit dhe të popullit tonë.Ju që më keni ndihmuar, mos e vajtoni më këtë muhabet.Përgjigjja ime ndaj jush ka qenë dhe do të mbetet mirënjohja.Në fund, jam krenar që u linda dhe u rrita në një familje që me breza ka sakrifikuar dhe ka punuar për çdo kauzë të këtij vendi, pa u mburrur kurrë, sepse sado që të bëjmë për vendin tonë, kurrë nuk është e mjaftueshme.Albertin që e keni njohur dikur, nuk do ta shihni më në vazhdim.Zoti e bekoftë çdo qytetar të Kosovës dhe gjithë diasporën shqiptare kudo në botë.Me respekt dhe shumë dashni,Alberti 👋
Ju kujtojmë se, përkundër mllefit që kishte ndaj Partisë Demokratike gjatë zgjedhjeve, ai u punësua nga kandidati për deputet nga kjo parti, Qëndrim Kryeziu.