Aksioni në Zubin Potok, Policia e Kosovës me detaje tjera

Në një hambar në Zubin Potok, janë gjetur dhe sekuestruar:

1 pushkë Zastava M59

3 fishekë 7.62 mm

165 fishekë 7.92 mm

Uniformë ushtarake me logo të shtetit të Serbisë.

Rasti II

Më datë 18.04.2026, njësitë policore gjatë kryerjes së detyrave dhe kontakteve të vazhdueshme me qytetarët kanë pranuar informacion se në të njejtin fshat në një lokacion tjetër mund të ketë mjete ilegale.

Pas kontrollit të realizuar nga policia, në një shtëpi të braktisur janë gjetur dhe sekuestruar:

1 zollë

2 trombllona

2 granata dore M75

2 armë AK-47

9 karikator

90 fishekë për armë të gjatë

79 fishekë 11.53 mm

2 thika taktike

3 fishekë.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Lidhur me këto raste nuk ka persona të arrestuar. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i fton që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar në numrin 192”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button