Arianit Koci, nervoz me votuesit: Deputeti i kishte 13000 vota tash 45 mijë, pse po votoni kështu kur nuk është dëshmuar?!
Edhe pse jo pjesë e Kuvendit të Kosovës, Arianit Koci, ka nisur tash e sa muaj të bëjë vetë opozitën.
Madje Koci, sot, ka kritikuar edhe votuesin e Kosovës, se pse po i votojnë deputetët e legjislaturës që ishte deri më 28 dhjetor.
Ai po i pyet, se si është e mundur t’i rriten kaq shumë votat një deputeti edhe pse kishte bllokadë gati 1 vjeçare dhe nuk u dëshmuar.
Koci ka bërë një krahasim rritjeje të deputetit të aluduar nga ai, ku thotë se në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti ky deputet i kishte 13000 vota ndërsa tani 45000.
Statusi i Plotë nga Arjanit Koci:
Si shpjegohet që një kandidat, nga rreth 13.000 vota në shkurt 2025, kalon në afro 45.000 në dhjetor 2025?Në këtë periudhë Kuvendi s’ka qenë funksional.
S’ka pasur ligje, reforma, rezultate.Atëherë: a është problemi te votuesi?Si i jepet gati katërfish më shumë besim dikujt që s’ka pasur as rast me u dëshmu?
Një rritje e tillë, brenda pak muajsh, pa aktivitet real politik, nuk është normale.

Këtë Koci po e sheh si rrijte jo normale dhe për këtë i fajëson votuesit e Kosovës.


