Ky është Gani Koci i PDK-së, që po i ofendon gati se të gjithë, tani edhe djalin e Ukshin Hotit: Bufi pa karakter e pa dinjitet!

Gani Koci, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk e ka kursyer as djalin e Ukshin Hotit, me kritika dhe epitete që nuk do të duhej të shkruheshin nga një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky shkrim i Kocit vie pasi sot, është përmendur emri i Andon Hotit, djalit të atdhetarit të zhdukur, si kandidat potencial për President të Republikës së Kosovës.

Koci së pari ka përdorur termin pezhurvativ “ankand” në vend të kandidimit, pastaj me emër Buf, dhe në fund Hotin e ri e ka quajtur si të “pa karakter e ça dinjitet.

Ish zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, kishte nisur një debat me Berat Buzhalën, bashkë partiakun, ia kishte përmendur Buzhalës se ku e kishte takuar dhe si ia kishin futur babain në bunar.

Por, më pas u tërhoq dhe nuk e vazhdoi debatin me Buzhalën, Koci i PDK-së, ndoshta dikush mund ta ketë qortuar.

Back to top button