
Toni Kroos dhe Real Madrid sërish bashkë? Los Blancos e kërkojnë në bordin drejtues
Toni Kroos la kënë një gjurmë të fortë te Reali i Madridit dhe për këtë arsye te Los Blancos po mendohet për kthimin e ish mesfushorit gjerman. Lajmi publikohet nga e përditshmja AS, sipas së cilës në Valdebebas janë të bindur se tashmë ka ardhur koha që Kroos të bëhet sërish pjesë e klubit merenges, por jo si futbollist edhe pse është e sigurt që prania e tij në mesin e fushës nuk do të shihej aspak keq nga Arbeloa.
Dy vjet pas largimit të tij, drejtuesit e Realit të Madridit duan të plotësojnë boshllëkun që ka lënë Toni Kroos. Kthimi i tij do të jetë për sezonin e ardhshëm. Gjithnjë sipas AS, dëshira e drejtuesve të klubit është që ish futbollisti i Realit të Madridit të jetë pjesë e strukturës sportive të klubit. Në elitën e Realit të Madrdit konsiderohet se ajo që do të sjellë Toni Kroos në Valdebebas dhe madje edhe në klub mund të ndihmojë Los Blancos, përtej rolit që ai do të ketë në momentin kur të arrijë akordin përfundimtar
Lamtumira e Toni Kroos do të kujtohet gjithnjë jo vetëm nga madridizmi. Imazhi i tij pas ndeshjes së fundit në Santiago Bernabeu vazhdon të jetë në kujtesën e të gjithëve. Tifozët lotuan kur deklaroi largimin e tij, por më e mira erdhi 6 ditë më vonë me futbollistin që i tha lamtumirë futbollit me titullin e tij të 6 të Ligës së Kampioneve.