
Problemet me rrymën nga KEDS, shkaktohet zjarr i madh e ia shkrumbon shtëpinë familjes në Dolak të Vushtrrisë, ankohet familja!
Shtëpia e Driton Pllanës nga fshatin Dolak të Vushtrrisë, një zjarr i shkaktuar gjatë natës ka përfshirë komplet dhe i ka bërë dëme të mëdha materiale dhe duke tronditur familjen.
Sipas familjarëve, dyshimet e para lidhen me problemet e vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike dhe, siç thonë ata, tensionin e dobët në rrjet, që sipas tyre ka qenë shqetësim i përsëritur në zonë.
Ata pretendojnë se për një periudhë të gjatë kanë adresuar ankesa, thirrje dhe peticione drejt KEDS-it, duke kërkuar ndërhyrje për stabilizimin e furnizimit me rrymë.
Sipas tyre, ekipet e kompanisë kanë dalë disa herë në terren, kanë kryer matje dhe kanë konstatuar se problemi ekzistonte, madje – siç shprehen – ishte përmendur edhe nevoja për një ndërhyrje emergjente në linjë.
“Kur qytetarët paralajmërojnë me kohë dhe institucionet përkatëse nuk veprojnë, pasojat nuk mbesin vetëm materiale – ato prekin familje dhe zemra”, thuhet në reagimin e familjarëve.


