
“Hashim Thaçi s’ka rrezik të arratiset, por…!”, ky është arsyetimi i Speciales
Ka vendosur Gjykata Specialepër për zgjatjen e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit në rastin ndaj tij dhe të tjerëv e në çështjen gjyqësore kundër administrimit të drejtësisë, me arsyetimin se kjo masë “vazhdon të jetë e arsyeshme dhe proporcionale në këtë moment”.
“Së dyti, garancia financiare prej 50.000 eurosh e ofruar nga familjarët dhe miqtë, e cila do të konfiskohej në rast të mosparaqitjes në procedurë, e zvogëlon më tej një rrezik të tillë. Gjyqtari i Vetëm i Trupit Gjykues është i bindur se kjo është një shumë e konsiderueshme, e ofruar nga persona mjaftueshëm të afërt me z. Thaçi, për të përbërë një faktor të rëndësishëm dekurajues kundër arratisjes”, thuhet ndër tjerash në vendim.



