Përplasen në KPK, Blerim Isufaj e pohon që në Prokurorinë Speciale nuk është bërë më përpara punë e jashtëzakonshmë!

Një debat ka shpërthyer në Këshillin Prokurorial, e ku janë përfshirë, Visar Krasniqi, anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i cili ngriti pyetje edhe për efikasitetin e Prokurorisë Speciale.

“Prokuroria Speciale mund të kishte rezultate të dobëta sa i përket përfundimit të rasteve me aktgjykime dënuese” tha Krasniqi.

Ndërs kjo deklaratë u kundërshtua nga Blerim Isufaj, i cili e cilësoi si paragjykuese dhe tendencioze.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka bërë një punë të jashtëzakonshme këto vite, që s’e ka bërë kurrë më parë”, sipas deklartës të Isufajt.

Kryeprokurori i Speciales, i përmendi rastet e zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion, duke thënë se disa ish-ministra dhe ministra në detyrë janë përballur me aktakuza, ndërsa disa prej tyre, sipas tij janë dënuar në shkallën e parë. Ky debat mes Krasniqit dhe Isufajt u zhvillua gjatë mbledhjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës, e që nuk kaloi pa tensione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button