Gashi i “Sierra Lab”: Vendimi i Prokurorisë Themelore, tregon për zero veprime kriminale nga ne

Hidhet poshtë nga Prokuroria Themelore kallëzimin penal i ngritur nga Ministria e Inovacionit Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë përkitazi Inspektorati Qendror i Tregut, duke e cilësuar si të pabazuar – një kallëzim i ngritur kundër Laboratorit për matjen e cilësisë së derivateve “Sierra Lab” Sh.P.K, për shkak të shprehjes së shqetësimit publik lidhur me cilësinë e derivateve.

Ky është reagimi i pronarit Jakup Gashi, i cili ka falënderuar të gjithë pas këtij vendimi.

DEKLARATË PËR SHTYP DHE PUBLIKUN
Subjekti: Rënia e Dy Kallëzimeve Penale / Presion Shtetëror Kundër Fjalës së Lirë
Unë, Jakup Gashi Përfaqësuesi i Sierra Lab sh.p.k, i drejtohemi opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë pas vendimeve kyçe nga sistemi i drejtësisë, të cilat konfirmojnë integritetin tonë dhe shpalosin përpjekjet për presion shtetëror.
Drejtësia flet! Çështjet tona ligjore mbyllem me Vendime në Favorin Tonë nga Prokuroria Speciale dhe Themelore
Jakup Gashi Sierra Lab sh.p.k njofton publikun e gjerë se ka marrë konfirmime zyrtare dhe përfundimtare nga institucionet ligjzbatuese të Kosovës, të cilat dëshmojnë pafajësinë dhe veprimin tonë konform ligjit.
Vendimet e marra nga dy institucione kyçe konfirmojnë mbylljen ligjore të procedurave:
1.Vendimi i Prokurorisë Speciale: Kemi pranuar shkresën konfirmuese se nuk kemi qenë objekt i hetimeve në asnjë rrethanë. Kjo vjen pavarësisht deklaratës publike të ish-Ministres së MINT (mbledhja plenare e Kuvendit, 2 dhjetor 2024) për dërgimin e rasteve të korrupsionit në prokurori. Po ashtu, theksojmë se gjatë kësaj periudhe kemi pasur kontrolla nga Administrata Tatimore dhe Inteligjenca Financiare, raportet e të cilave kanë rezultuar në favorin tonë, pa gjetur asnjë shkelje ligjore.
2.Vendimi i Prokurorisë Themelore: Ky institucion e ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ngritur nga MINT,Inspektorati Qendror i Tregut kundër nesh lidhur me postimin tonë publik për mungesën e kontrollit të cilësisë së derivateve, duke e cilësuar atë zyrtarisht si të pabazuar.
Këto vendime të dyja Prokurorive vërtetojnë qartë se të gjitha veprimet tona kanë qenë të drejta dhe transparente.
KONFIRMIM ZYRTAR ZERO VEPRIME KRIMINALE
Dokumentet e pranuara nga Prokuroria Speciale dhe Prokuroria Themelore vërtetojnë pafajësinë tonë:
Prokuroria Speciale ka konfirmuar zyrtarisht, se edhe pas kontrolleve nga Administrata Tatimore dhe Inteligjenca Financiare, ne nuk kemi qenë objekt i asnjë hetimi aktiv.
Ky fakt hedh poshtë narrativën e përhapur nga ish-Ministrja e MINT (Mb. Plenare e Kuvendit, 2 dhjetor 2024) për gjetjen dhe dërgimin e “rasteve të korrupsionit” në prokurori.
Prokuroria Themelore hodhi poshtë pa mëdyshje kallëzimin penal të ngritur nga MINT-Inspektorati Qendror i Tregut, duke e cilësuar si të pabazuar – një kallëzim i ngritur kundër nesh për shkak të shprehjes së shqetësimit publik lidhur me cilësinë e derivateve.
Ky konstatim i Prokurorisë Speciale, i cili flet për zero veprime kriminale gjate hetimit, bie ndesh me deklaratën publike të ish-Ministres Rozeta Hajdari, e cila, në Transkriptin e Mbledhjes Plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajtur më 2 dhjetor 2024, theksonte:
CITAT I ISH-MINISTRES ROZETA HAJDARI:
“Kur e morëm mandatin në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në mars 2021, kemi gjetur, kemi anuluar dhe dërguar në prokurori shumë veprime të dëmshme të së kaluarës. Kemi gjetur keqpërdorime në sektorin e naftës, në emërimet e trupave vlerësues të konformitetit për materiale të ndërtimit, për Inspektoratin e Tregut të Naftës, për Metrologji dhe më shumë. Janë më shumë 20 raste të cilat i kemi dorëzuar në prokurori dhe kjo konkludon se aty kishte zënë vend korrupsioni.”
PËRDORIMI I MEKANIZMAVE SHTETËRORË
Fakti që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ngriti kallëzim penal kundër një qytetari që kërkonte kontrollin e cilësisë së derivateve, tregon përdorimin e aparatit shtetëror për qëllime të shantazhit dhe presionit, e jo për zbatimin e ligjit.
Ne dëshirojmë të theksojmë se veprimet e tilla të MINT, që nga viti 2021 përfshirë mos-autorizimin tonë sierra lab sh.p.k si laborator testues, janë pjesë e një fushate të vazhdueshme persioni shtetëror me qëllim mbylljen e gojës dhe shuarjen e fjalës së lirë dhe punes se ndershme dhe profesionale .
Ne kërkojmë hetimin urgjent të MINT dhe Inspektoratit për manipulimet dhe mos-kontrollin e cilësisë së derivateve. Qeveria duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, dhe jo në shërbim të klaneve, duke favorizuar palë të caktuara – një veprim që ligjet tona e cilësojnë si formë të korrupsionit.
Mirënjohje për Vëmendjen Ndërkombëtare
Shprehim falënderimet tona për institucionet vendore të drejtësisë për trajtimin korrekt të lëndës.
Një falënderim i veçantë i drejtohet Znj. Kaja Kallas, Shefit të Misionit EULEX dhe Ambasadave të akredituara në Kosovë për vëmendjen e tyre të veçantë. Ky interes ka qenë vendimtar në garantimin e transparencës dhe përputhshmërisë me standardet e larta ligjore gjatë gjithë procesit.
Ne vazhdojmë punën tonë me përkushtim dhe integritet të plotë, duke besuar fort te sundimi i ligjit.
Ne vazhdojmë të jemi të zotuar për pune profesionale,pune te ndershme,fjalën e lirë, integritetin dhe luftën për transparencë, duke besuar se sundimi i ligjit do të triumfojë mbi presionin politik.
FALËNDERIM DREJTUAR PUBLIKUT DHE MEDIAVE
Në këtë moment, dëshiroj të shpreh falënderimin tim më të thellë dhe të sinqertë ndaj opinionit publik, qytetarëve të Kosovës dhe mediave

Back to top button