
Kimete Berisha ofendon rënë ish-presidenten dhe të tjerët: Pallua kontinentale (Vjosa Osmani)
Ferma e Shkupit: Provimi Kryesor
(Shkurt e shqip, shok. Zemra ime rreh për ty.)…Studentët shqiptarë kërkuan diçka krejt të çuditshme për Ballkanin:ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe,siç ua garanton Kushtetuta dhe ligji.Ferma u trazua menjëherë.1. Dhelpra e vjetër e pyllit (Ali Ahmeti), e zënë me kujtime, tha:- Ah… sa shumë kemi bërë për gjuhën.Më vjen mirë që ende ekziston.2. Krijesa e lënduar e parimeve (Albin Kurti) tha me qetësi të lënduar:- Nuk më deshët.Tash jepeni vetë provimin.3. Gomari i betejave të vjetra (Ramush Haradinaj) tha:- Edhe pse kam “studiuar” online – s’ka rëndësi në cilën gjuhë – unë gjithmonë jam me studentët.Student jam vetë.4. Derri i egër i Shkupit (Hristijan Mickoski) tha:- Ligji është ligj.Prandaj do ta shqyrtojmë nëse duhet të zbatohet.5. Hoxha (Hoxhë Hoxha) ngriti gishtin kah qielli:- E keni Zotin e gjithësisë.Atje e jepni provimin kryesor të Ahiretit.6. Pallua kontinentale (Vjosa Osmani)Për shkak të konfliktit me Dhelprën e vjetër të pyllit (Ali Ahmetin), Ferma përkohësisht ia kishte ndërruar emrin.Nga larg kaloi, e bindur se çdo krizë rajonale po ta shikosh me kujdes, është edhe krizë personale.7. Kali i huazuar për dasmë (Bedri Hamza) u dëgjua nga një cep i fermës:- T’i shmangim problemet.Studentët shqiptarë të Maqedonisë mund të vijnë të studiojnë në Prishtinë.Ka një legjendë të vjetër që thotë:kush vinte të studionte në Mitrovicë,kthehej në shtëpi së paku me një diplomë: me nuse.8. Derri i butë i procedurave (Lumir Abdixhiku) foli me ton institucional:- Është çështje serioze. Kërkon procedurë.Duhet ta diskutojmë në Kryesi.Ndoshta edhe ta dënojmë.Me kujdes.9. Tetovari – me buzë buçkë, gjithmonë në gjendje gatishmërie për puthje,në syzet e të cilit reflektohet një kanaçe Coca-Cola e kuqe – tha shkurt e saktë:- Unë e kam kryer fakultetin.Studentët heshtën për një çast.Pastaj dolën në protestë.Sepse në Maqedoni,edhe kur e ke të drejtën me Kushtetutë,prapë duhet ta lypësh me pankartë.Shqipja është gjuhë zyrtarederisa të hysh në sallë.Pastaj fillon provimi i vërtetë.P.S.Nga Tirana u dëgjua edhe zëri i Shtrigës ceremoniale (Elisa Spiropali).Asaj, Lugati (Edi Rama) i përfytyrohej si Skënderbeu.Qysh kur “Lugati” e përzuri nga terri mbretëror,u bë patriote rajonale.
AUTOKRITIKË:… moj e pashpirt – ashike.


