
Përpak sa nuk ia “kërsitën” njëri tjetërit dy asamblistët ai i AAK-së dhe LDK-së, në Kuvendin Komunal të Pejës, tensionet çojnë deri aty sa që të ndërpritet seanca
“Raportin gjashtëmujor të punës së kryetarit të komunës; raportin financiar për periudhën janar-qershor 2026; raportin e auditimit për vitin 2025; si dhe raportin e Drejtorisë Komunale të Arsimit për përfundimin e vitit shkollor – testin e arritshmërisë dhe testin e maturës.Përplasja ndodhi në fund të seancës, derisa asamblisti i AAK-së, Drin Veselaj, po mbante fjalën në foltoren e Kuvendit”, rend dite të kësaj mbledhjeje ishin paraparë shqyrtimi dhe miratimi i disa pikave, përfshirë buxhetimin e Komunës së Pejës dhe pjesëmarrjen e fermerëve përfitues në projektin për furnizim me 65 traktorë
Përplasje verbale ka ndodhur në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Pejës, të mbajtur sot.
Përplasja ndodhi në mes asamblistit të AAK-së, Shaban Ramaj, dhe atij të LDK-së, Atdhe Berisha, çka çoi në ndërprerjen e seancës.
Në përfundim të kohës së tij për diskutim, sipas pamjeve të transmetimit të seancës, nisën tensionet mes asamblistëve Shaban Ramaj dhe Atdhe Berisha.
Momenti i ngritjes së tensioneve, transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës është ndërpre.
Për këto zhvillime ende s’ka pasur një reagim publik nga të lartcekurit apo nga Komuna e Pejës për të dhënë detaje se çka në fakt ndodhi.
Policia e Kosovës për rajonin e Pejës kanë bërë të ditur se ende s’kanë pranuar ndonjë informacion për një rast të tillë të ndodhur sot në Kuvend Komunal.




