21 e 727 vota i merr Nait Hasani, njëri nga dhjetë më të votuarit e PDK-së

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasani, ka marrë vota të mjaftueshme për të qenë deputet edhe për një mandat.

Hasani, kur janë numëruar mbi 76 përqind të votave për kandidatët, del se nga 146 mijë e 037 votat që janë numëruar të PDK-së, votuesit e kanë zgjedhur edhe atë për deputet.

Nait Hasani është njëri nga të burgosurit politik, ish-ambasador dhe disa herë deputet i zgjedhur.

Deputeti i ardhshëm nga PDK, Hasani njihet si personalitet që nuk hesht para padrejtësive dhe dëmeve që mund të sjellin ligjet e pa zbatueshme.

Back to top button