Burim Ramadani shkurton afatin e paraparë nga Gjykata Kushtetuese: Nga 20 shkurti janë dy javë për të konstituuar Kuvendin

Para ca vitesh ishte kryespiuni i Kosovës, Burim Ramadani, nuk po e harron profesionin që e mori falë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ramadani ka shkruar një status ku ka tentuar të tregojë aftësinë e tij se çka duhet të bëjë partia fituese pas certifikimit të zgjedhjeve Nacionale të cilat i mbajtën me 28 dhjetor të vitit 2025.

Edhe pse vendimi i fundit nga Gjykata Kushtetuese, lë më shumë kohë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ai thotë se, “Rreth datës 20 shkurt, pritet të mblidhet Kuvendi i Kosovës. Që nga ajo ditë, janë dy javë për të konstituuar Kuvendin.

Statusi i plotë i Burim Ramadanit, ish-kryespiunit të AKI-së:

Rreth datës 20 shkurt, pritet të mblidhet Kuvendi i Kosovës. Që nga ajo ditë, janë dy javë për të konstituuar Kuvendin, zgjedhur Qeverinë, miratuar Buxhetin për vitin 2026 dhe për të filluar procedurën për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Nëse këto procese bëhen bashkë, atëherë është e domosdoshme një marrëveshje më e madhe politike. Nuk pres që kjo mund të ndodh lehtësisht! Ndërsa, Presidenti i ri duhet të zgjedhet jo më vonë se deri në orët e fundit të 4 marsit!A po shkon vendi në zgjedhje sërish?

Back to top button