Khamenei i ri: Vendet tona nuk do të shërbejnë më si mburoja për bazat amerikane. Izraeli po i afrohet fazave të fundit të ekzistencës!

Të martën udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei tha se Vendet e Lindjes së Mesme “nuk do të shërbejnë më si mburoja për bazat amerikane”.

Khamenei foli për një “rend të ri” që po del për rajonin e Gjirit dhe botën.

“Shtetet e Bashkuara jo vetëm që nuk do të kenë më një strehë të sigurt për keqbërjet e tyre dhe për krijimin e bazave ushtarake në rajon, por dita-ditës, po largohen gjithnjë e më shumë nga statusi i tyre i mëparshëm”, tha Khamenei.

Në mesazh, Khamenei tha se Izraeli dhe udhëheqësit e tij po “i afrohen fazave të fundit të ekzistencës së tyre të mjerë”.

Më shumë se dhjetë javë pasi ai u shpall si udhëheqësi i ri suprem i Iranit pas vrasjes së babait të tij Ali Khamenei, iranianët ende nuk e kanë parë ose dëgjuar Khamenein, por ai ka lëshuar disa mesazhe me shkrim.

Mesazhi i fundit i Khameneit vjen ndërsa SHBA-të dhe Irani përpiqen të gjejnë një zgjidhje për formulimin në një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund luftës, e cila filloi në fund të shkurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button