Drejtues të automjeteve, një litër mos e paguani më shumë se 1 euro e 55 centë për naftë dhe një euro e dyzetëenëntë benzinën

Për datën 29 maj Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e reja të derivateve.

Nafta 1.55 euro për litër, çmim ky më i lirë për tre cent krahasuar me të enjten, që ishte 1.58 euro, çmimet maksimale të lejuara për të premten janë e kësaj jave.

Benzina sot është 1.49 euro për litër. Po ashtu çmimi i benzinës sot është 3 cent më lirë se të enjten, që ishte 1.52 euro për litër.

Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, 0.74 euro për litër.

Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button