“6 kg marihuanë dhe 3 ka heroinë” – Arrestohen dy të dyshuar nga Policia e Kosovës
Gjatë një aksioni hetuesit të Policisë së Kosovës, në kuadër të departamentit të Trafikimit me Narkotikë të Ferizajt dhe në bashkëpunim me Agjencionin Kosovar të Intelegjencës në autostradën të segmentit Doganaj – Kaçanik, arrestuan 2 të dyshuar ku iu gjetën 6 kilogramë marihuanë dhe 3 kilogramë heroinë.
Automjeti ishte me targa të Maqedonisë së veriut, ndërsa në veturë ishin po ashtu 2 shtetas të shtetit fqinj.
Arrestimi ka ndodhur rreth orës 20e30.
Arrestohen dy të dyshuar dhe sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë dhe mbi 3 kg heroinë
Prishtinë, më 31 janar 2026Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Njësia Ferizaj, në koordinim dhe bashkëpunim me AKI-në dhe të ndihmuar nga njësi policore të trafikut-autostradës, më 30 janar 2026, rreth orës 20:30, në autostradë segmenti Doganaj-Kaçanik, kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin se me atë veturë po kryhej trafikim me lëndë narkotike.
Në veturë janë hasur dy persona meshkuj, shtetas të Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale: • 20 paketime me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, me peshë 6.4 kg;• 6 paketime me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit heroinë, me peshë 3.2 kg;• Dy telefona mobil dhe• Një veturë Vlerësohet se çmimi i tregut të kësaj sasie të lëndëve narkotike sillet rreth 80 mijë euro. Të gjitha veprimet lidhur me rastin, janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Ferizaj, me aktvendim të prokurorit kujdestar, pas interevistimit dy të dyshuarit janë ndaluar deri në 48 orë.



