Reagon ashpër ish-deputeti Erxhan Galushi: Në diasporë dyshohet për keqpërdorim të dëftesave të regjistrimit nga kandidatë të PREBK-së

Ish-deputeti i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës, Erxhan Galushi, ka reaguar ashpër ndaj PREBK, rreth një manipulimi të mundshëm duke thënë se, “në diasporë dyshohet për keqpërdorim të dëftesave të regjistrimit nga kandidatë të PREBK-së.

Galushi ka kërkuar nga qytetarët votues të komunitetit romë që nëse nuk e kanë pranuar apo nuk u është dorëzuar dëftesa e regjistrimit për votim jashtë vendit, ta kërkojnë menjëherë atë dhe të raportojnë çdo parregullsi tek institucionet përgjegjëse.

Reagimi i plotë nga Erxhan Galushi

🚨 ALARM PËR PROKURORINË DHE KQZ-në 🚨

Mbrëmë, përmes rrjetit social TikTok, jam informuar se në diasporë dyshohet për keqpërdorim të dëftesave të regjistrimit nga kandidatë të PREBK-së.

Ftoj Prokurorinë dhe KQZ-në që të trajtojnë me urgjencë këtë çështje dhe të ndërmarrin hetime të menjëhershme për të parandaluar çdo manipulim apo keqpërdorim të votës së qytetarëve në diasporë.

Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë regjistruesve që, nëse nuk e kanë pranuar apo nuk u është dorëzuar dëftesa e regjistrimit për votim jashtë vendit, ta kërkojnë menjëherë atë dhe të raportojnë çdo parregullsi tek institucionet përgjegjëse.

Vota është e shenjtë dhe nuk guxon të keqpërdoret nga askush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button