Ish “spiuni” i Berat Buzhalës, brenda Vetëvendosjes, sulmon gazetarin Vudi Xhymshiti: Është i krisur, por e ndjekin edhe 2700 më shumë të krisur!
Ku është, Shkodran Hoti, sa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë ‘spiun’ i Berat Buzhalës, dhe si shpërblim ishte punësuar së pari si gazetar e më pas redaktor, në atëbotë pronë e Buzhalës.
Tani, si redaktor qenka marrë me njërin nga gazetarët hulumtues më të mirë shqiptarë që e ka Kosova, Vudi Xhymshiti.
E quan të krisur Xhymshitin, edhe pse askund nuk është përmendur Hoti i Televizionit T7.
Ky është realiteti në mediat e Kosovës, duke spiunuar nga brenda partinë, bëhesh gazetar pa ja pas “haberin”, e më pas i sulmon profesionistët e fushës.
Diçka tjetër, Hoti edhe pse i ka të shkruara vetëm dy rreshta, ju mund të ia vreni së paku 4 gabime gjuhësore!
Çka kishte spiunuar Hoti!
Ju kujtohet ajo shprehja “Ai mu.. çka ka thënë” që aludohet në Albin Kurtin, e kishte shkruar në grupin e Lëvizjes, ish nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ky Hoti e kishte dërguar tek Berat Buzala, i cili i pari e kishte publikuar.

