Përleshjen e armatosur mes familjeve “Capat” dhe “Sekiraqët”, Prokuroria dorëzon në Gjykatë aktakuzën!

Pas hetimeve një vjeçare më në fund vendoset për ngritje të Aktakuzës, ndaj dy familjeve që u përleshën me armë në Prishtinë.

Gangsteri nga Prishtina, Salih Sekiraqa, i cili tash e më shumë se një vit po mbahet në paraburgim, do të përballet me akuzë për vra’sje të rëndë.

Një dosje e rëndë me nëntë të akuzuar për katër vepra të ndryshme penale është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë për përleshjen e armatosur mes familjeve “Capat” dhe “Sekiraqët”, ku u vra një person. Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Salih Sekiraqa, kryesori i bandës familjare të “Sekiraqëve”, akuzohet bashkë me tre pjesëtarë të tjerë të grupit të tij për vrasje të rëndë.Ndërsa, katër pjesëtarë të familjes së “Capave” akuzohen për vrasje të rëndë në tentativë, sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Back to top button