Policia e Kosovës e qetë në “rrenë” kryetarin e OAK-ut, Besnik Berishën: Valon Adem dhe Sokol Havolli janë rrahur

Valon Ademi biznesmeni i njohur për dallaveret e bëra kundrejt, Behgjet Pacollit, tashmë është fakt se është grushtuar me asambleistin, njëherit drejtorin e Përparim Ramës, Sokol Havolli.

Lajmin e publikuar nga Gazeta Ekskluzive dhe mediat e tjera, se ka ndodhur rrahja mes Ademit e Havollit, e mohoi me përqeshje, Besnik Berisha, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, madje ai tha se mes shokëve nuk ka rrahje.

Por, në një përgjigje nga Policia e Kosovës, thuhet e vërteta, “Ju njoftojmë se rasti është raportuar në polici dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit është hapur rast për veprën penale “Lëndim i Lehtë Trupor”. 

Nuk e dinë çka është gënjeshtra nëse nuk e ke ngrënë një të tillë nga kryetari i OAK-ut, Besnik Berisha.

Kjo është përgjigjja e Policisë së Kosovës:

“Ju njoftojmë se rasti është raportuar në polici dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit është hapur rast për veprën penale “Lëndim i Lehtë Trupor”.  Të gjitha veprimet e radhës do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”,

Back to top button