
Ukraina e sulmon me ‘flamingo’ Rusinë, ia godet raketat me koka bërthamore dhe zinxhirin e prodhimit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky publikoi imazhe të momentit të lëshimit të raketave drejt Rusisë, raketa kruiz “Flamingo” të prodhuara në Ukrainë.
Ato arritën të kapërcejnë mbrojtjen ajrore dhe të godasin ndërmarrjen e kompleksit ushtarak rus, i cili është pjesë e zinxhirit të prodhimit, përfshirë raketat me koka bërthamore.
Sulmet ukrainase janë pjesë e strategjisë së Kievit të shpallur nga Volodymyr Zelensky për të detyruar Rusinë të pranojë fundin e luftës.
Këto janë përgjigjet tona të drejta ndaj Rusisë, ndaj kësaj lufte, një lufte që Rusia e filloi dhe që Rusia duhet ta përfundojë.
Rusia duhet ta përfundojë këtë luftë dhe të largohet nga Ukraina, nuk kemi nevojë për luftë. Ukraina u ka paraqitur propozime si partnerëve kryesorë ashtu edhe miqve të Putinit, të cilët kanë dëgjuar se një takim është i mundur dhe se përfundimi i kësaj lufte është i mundur. Rusia duhet të bëjë këtë hap drejt paqes”
https://x.com/ZelenskyyUa/status/2070774431652147547?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2070774431652147547%7Ctwgr%5E17136ce67b62e9ce4132e56245c29b3ae84bfcaa%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Fgoditje-e-rende-per-rusine-ukraina-shenjestron-uzinen-e-raketave-balistike-momente-nga-sulmi-video%2F
