Godet, Frashër Oseku: Fidani po shfrytëzohet, Ermal Panduri me humor të dobët televiziv për energjinë!

Shkruan, Frashër Oseku

Së fundmi po shohim një valë sulmesh “me sarkazëm” nga disa figura publike e studio televizive, ku në vend të argumenteve përdoren shfaqje boshe. Kur njëri del “i zhveshur” nga çdo fakt përballë realitetit, e tjetri vishet me pallto ironie në studio, bëhet e qartë se mungesa e përmbajtjes po zëvendësohet me shou. Sarkazma është bërë mbulesë për mungesën e analizës serioze.Fidani po shfrytëzohet si pretekst për rrymën, ndërsa Ermal Panduri mundohet ta mbulojë boshllëkun me humor të dobët televiziv. Por ironia nuk e ngroh shtëpinë e qytetarit dhe as nuk e ndryshon realitetin ekonomik.Le të flasim me fakte reale nga terreni.Një banesë në Fushë Kosovë, rreth 85 metra katrorë, gjatë muajit janar 2026 ka shpenzuar gjithsej 653 kWh energji elektrike. Sipas faturës zyrtare:– 397 kWh në tarifën A1– 256 kWh në tarifën A2Kostoja e energjisë ka qenë vetëm 45.86 euro, me tarifë fikse 2.32 euro dhe TVSH 3.85 euro.Totali i faturës: vetëm 52.03 euro për një muaj dimri, me banesë të ngrohur normalisht dhe temperatura komode mbi 24 gradë.Kjo është prova më e mirë se dramat televizive nuk përputhen me realitetin.Tani ta krahasojmë me rajonin.Në Kosovë, çmimi mesatar i energjisë është rreth 30–40% më i ulët se mesatarja e Ballkanit Perëndimor.Në Shqipëri, pas rritjeve mbi 45% në vitet e fundit, një konsum i ngjashëm do të kushtonte rreth 75 deri 90 euro në muaj.Në Maqedoninë e Veriut, pas rritjeve mbi 50%, faturat për të njëjtin nivel konsumi arrijnë mbi 80–95 euro.Në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë, rritjet 40–60% e çojnë koston mbi 85–100 euro.Edhe në Serbi, ku dikur rryma ishte ndër më të lirat, rritjet mbi 30% kanë çuar faturat dimërore në 70–85 euro për konsum të ngjashëm.Pra qytetarët e Kosovës po paguajnë realisht 25 deri 45% më pak se fqinjët.Këto janë shifra që nuk përmenden nëpër studio, sepse nuk krijojnë panik.Qeveria Kurti ka trashëguar një sektor energjetik të shkatërruar nga keqmenaxhimi shumëvjeçar: termocentrale të amortizuara, humbje mbi 20% në rrjet dhe mungesë investimesh serioze. Brenda një mandati nuk rregullohen dështimet e dy dekadave, por janë ndërmarrë hapa konkretë për stabilizim, subvencione për pajisje kursyese dhe mbështetje për qytetarët.Probleme ka, askush nuk i mohon. Por të flasësh për “katastrofë energjetike” kur një familje paguan 52 euro për mbi 650 kWh në muaj është ose mungesë njohurie, ose manipulim i qëllimshëm.Është e lehtë të bësh shou në studio të ngrohta, me pagesa të majme dhe pallto sarkazme. Por qytetarët jetojnë në realitet dhe e dinë mirë sa paguajnë.Kur njëri del i zhveshur nga faktet dhe tjetri mundohet ta mbulojë boshllëkun me ironi, e vërteta mbetet e njëjtë: Kosova, përkundër sfidave, ende ka energjinë më të lirë dhe më të përballueshme në Ballkanin Perëndimor.Kur faktet flasin ndryshe, sarkazma bie vetë.

Back to top button