
Rusia sulmon me dron Rumaninë, BE reagon ashpër: Edhe një vi tjetër e kuqe u shkel nga Vladimir Putin!
Ashpër ka reaguar Bashkimi Evropian pas sulmit të fundit me dron në Rumani, ku një dron i lidhur me sulmet ruse në Ukrainë goditi një ndërtesë banimi, duke shkaktuar shqetësime të reja për sigurinë në rajon.
Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, tha se Rusia ka “kaluar edhe një vijë tjetër të kuqe” me veprimet e saj ushtarake.
NATO reagoi pas sulmit me dron në Rumani
Ajo theksoi se sulmi ka rezultuar me plagosjen e civilëve dhe shprehu solidaritet të plotë të Bashkimit Evropian me Rumaninë dhe qytetarët e saj, shkruan skynews.
“Ndërsa vazhdojmë të forcojmë sigurinë dhe parandalimin tonë, veçanërisht në kufirin lindor, do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë,” u shpreh von der Leyen, duke konfirmuar se BE po përgatit paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Moskës.
Edhe zyrtarë të tjerë evropianë kanë reaguar ndaj incidentit, duke e cilësuar Rusinë si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e kontinentit.
Ministri francez për çështjet evropiane, Benjamin Haddad deklaroi se Rusia nuk po kërcënon vetëm Ukrainën, por edhe vetë arkitekturën e sigurisë evropiane.
Shefi i mbrojtjes në Rumani tregon pse nuk arritën ta ndalin dronin rus që goditi një ndërtesë banimi
“Rusia jo vetëm që ka sulmuar Ukrainën, por ka kërcënuar edhe arkitekturën e sigurisë evropiane,” tha ai, duke shtuar se një dron rus është rrëzuar sërish në Rumani, duke rritur tensionet në rajon.



