“13 drejtorë vetëm 2 gra!”, Mimoza Shala, ia thotë në sy kryetarit Ardian Gjini, premtimin që s’e mbajti!
Shefja e asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në Komunën e Gjakovës, Mimoza Shala, ka folur sot, në seancën e radhës së Kuvendit Komunal.
Përveç shqetësimeve për mbeturinat, dëmtimin e lumit “Krena”, dhe vërshimet e fundit të cilat ndodhën ku për fat të keq Gjakova ishte më e prekura, e me dëme të mëdha.
Kryetarit të Komunës, Shala, ia tha edhe në sy premtimin që se mbajti, atë se në emërimin e drejtorëve të ri në këtë mandat do të ketë mjaftueshëm gra drejtoresha.
Statusi i plotë nga Mimoza Shala
Sot në mbledhjen e asamblesë komunale fillimisht kritikova emërtimet e drejtorëve të Komunës sonë, nga 13 djejtori që ka Komuna jonë, vetëm 2 janë gra.
Pastaj, ngrita shqetësimin e mbeturinave në Komunën tonë, shqetësim që ndërlidhet edhe me vërshimet e fundit.Shqetësim tjetër që ngrita ishte shtrati i lumit krena që është rrënuar në disa pjesë.
Pyetje se kur do të përfundojnë punimet në tranzit.Thirrje që të ketë fokus në trajtimin e ujërave të zeza, planin e mobilitetit gjithashtu.Në fund kërkova që të formohet GGA dhe Komiteti për barazi gjinore.

