
“A jeni për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku?”, nis votimi në LDK pro apo kundër shkarkimit të Lumir Abdixhikut
Procesi i votimit po mbahet në kuadër të Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, ku pika e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i kërkesës për shkarkimin e Lumir Abdixhikut.
Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar votimin për të vendosur nëse Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të partisë apo do të shkarkohet nga posti i kryetarit.
Në Kuvendin e LDK-së Abdixhiku ka mbajtur fjalim më herët, ku tha se ky kuvend është i pakohë, por respekton vullnetin demokratik.

